Termet e përdorimit
Fatural ështe produkt i BOLDUNDERLINE SHPK, kompani në Kosovë me numër biznesi: 810797681. Më poshtë, "Fatural" referon në produktin/aplikacionin "Fatural", "Kompania" referon në kompaninë amë "BOLDUNDERLINE SHPK", si dhe "Klienti" referon në "Konsumatorin/përdoruesin" e aplikacionit "Fatural".
- Fatural është aplikacion online që lehtëson menaxhimin e faturave, shpenzimeve, dhe financave për kompanitë e regjistruara në Republikën e Kosovës.
- Fatural përdoret me parapagim në baza vjetore. Nuk ekzistojnë kontrata afatgjate dhe ju mund t'a ndërpreni parapagimin tuaj në çdo moment.
- Si aplikacion online, Fatural mund të mos funksionojë si rezultat i dobësimit të lidhjes me internet apo ngadalësimit të serverit.
- Të gjitha kalkulimet financiare në Fatural bëhen në kohë reale, online. Kompania nuk mban përgjegjësi për çfarëdo humbje eventuale si rezultat i keq-kalkulimit nga aplikacioni Fatural. Gjithnjë sigurohuni nëse këto rezultate janë të sakta sipas kalkulimeve tuaja.
- Ju dhe vetëm ju duhet ta mbani 'username' dhe 'password' të kontos tuaj. Në asnjë rast nuk duhet t'i ndani këto informata me dikend tjetër. Kompania nuk mban përgjegjësi për keqpërdorim të të dhënave nga ndonjë palë tjetër në konton tuaj nëse "username/password" është keq-menaxhuar nga ana juaj.
- Vetëm ju keni qasje në konton tuaj. Në asnjë rast Kompania nuk ka nevojë për shikim apo ndërhyrje në konton tuaj edhe atëherë kur përmes "shërbimit ndaj klientëve" mundohemi t'ju ndihmojmë për ndonjë qështje të caktuar.
- Gjithnjë bëni "Logout" nga konto e juaj pas mbarimit të përdorimit të Fatural.
- Në rast të keqpërdorimit të aplikacionit apo abuzimit të shërbimit, Kompania e rezervon të drejtën e plotë për ndërprerje të parapagimit mujor dhe shërbimit në tërësi të klientit.
- Të dhënat e klientit asnjëherë nuk ndahen me palë të treta, përveç në rast kërkese ligjore nga subjektet juridike të vendit ku operon klienti.
- Me qëllim të avansimit të Fatural, Kompania mund të azhurojë aplikacionin me funksione të reja pa paralajmërim. Në këtë rast ndonjë funksion ekzistues mund të mos funksionojë si më parë.
- Gjithnjë konsultohuni me kontabilistë të licencuar për të gjitha aspektet financiare të kompanisë suaj. Fatural nuk është zëvendësim i kontabilistëve të specializuar për qështje afariste.
Data e fundit e azhorimit të "Termeve të përdorimit": Janar 2024.